Kosova prezanton trajnerin e ri, gjermani Foda: Do jetoj në Prishtinë, të gjithë i kanë dyert e hapura

Kosova prezanton trajnerin e ri, gjermani Foda: Do jetoj në Prishtinë, të gjithë i kanë dyert e hapura

Franco Foda prezantohet te Kosova

PRISHTINË - Pas tre muajve pritje dhe shumë emrave të cilët janë diskutuar, përfaqësuesja e Kosovës në futboll është bërë me trajner të ri. Trajneri gjerman Franco Foda është emëruar zyrtarisht në krye të pankinës dardane.

57-vjeçari ka siguruar se do të jetojë në Prishtinë për t’i parë nga afër ndeshjet e Superligës, si dhe do të udhëtojë nëpër vendet e ndryshme të Evropës për të takuar futbollistët e piketuar.

"Do të jetoj në Prishtinë, pasi ka lojtarë interesantë në Superligë si Dellova apo Krasniqi. Gjithsesi do të udhëtoj edhe jashtë vendit për të parë futbollistët e tjerë të Kosovës. Edon Zhegrova është një futbollist shumë i mirë, që po luan mjaft mirë te Lille dhe ai është në planet tona. Çdo futbollistë që jep 100 përqind për Kosovën i ka dyert e hapura dhe do të ftohet", tha mes të tjerash gjermani.

Foda ka një karrierë të pasur, pasi për rreth pesë vite ka drejtuar kombëtaren A të Austrisë, ku ka drejtuar në 48 ndeshje dhe ka një mesatare prej 1,81 pikë për ndeshje. Sturm Graz, Zurich dhe Kaiserslauten janë ekipet e tjera ku ai ka drejtuar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari