Rama dhe Plenkoviç në Kroaci: Sulmi në veri e zija e Beogradit për terroristët s'mund të mbeten pa përgjigje! Serbia të ndëshkohet për dhunën në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij kroat, Andrej Plenkoviç i bënë thirrje sot, (2 tetor 2023) Bashkimit Evropian dhe Perëndimit të ndërmarrin masa kundër Serbisë, pas sulmit të 24 shtatorit 2023, nga një grup i armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

"Vrasja e një efektivi të policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, i veshur ushtarakisht në territorin e Republikës së Kosovës dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi që u eliminuan nga Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të pajustifikueshme, janë të papranueshme dhe janë të dënueshme në të gjitha nivelet" deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për median me homologun kroat.

Të dielën e 24 shtatorit, rreth tridhjetë pjesëtarë të armatosur rëndë të njësive paraushtarake serbe vranë policin Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë në Zveçan, në veri të Kosovës. Forcat e sigurisë së Kosovës eliminuan tre sulmues serbë në betejë, prandaj Beogradi shpalli ditë zie.

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, Rama në një konferencë tha se agresioni i forcave paramilitare është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit.

“Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie, të veshur ushtarakisht me uniforma, jo shtetërore, të armatosur deri në dhëmbë dhe pastaj të eliminuar si kriminelë, është diçka po kaq e rëndë do thoja, sa vetë ajo që i parapriu.

Nga ana e tij kryeministri kroat Plenkoviç theksoi se këto lëvizje "nuk mund të mbeten pa përgjigje" dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë "pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur". Ai theksoi nevojën e një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të propozojë masa.

Kryeministri Edi Rama, tha se duhet të merren masa nga BE ndaj Serbisë ashtu siç janë marrë kundër Kosovës.

“ Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi, në raport me ato që janë marrë më parë për Kosovën, të cilat duhet të merren edhe për Serbinë, minimumi. Nëse nuk ka konsensus për të bërë më shumë në nivelin e Këshillit Europian, ka programe, ka marrëdhënie, të cilat përdoren për të thënë stop. Stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës, në mes të një rajoni ku të gjitha vendet kanë shprehur vullnetin që të bëhen vende anëtare të Bashkimit Europian, një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetën një efektivi policie dhe pastaj t’i gëzohet nderit më të lartë që mund të ekzistojë, zisë kombëtare në vendin nga e ka origjinën. Ky është kulmi, e papranueshme, e pajustifikueshme dhe e dënueshme" tha Rama.

Edhe Plenkoviç u shpreh i siguirtë se do të merren masa

"Komisioni Europian ka ndërmarrë disa masa të caktuara në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa obligimin e aprovimit nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. Këto janë disa prej masave, të cilat në mënyrë autonome ndërmerren nga ana e Komisionit Europian. Kur të bëjnë propozimin do të shohim se cilat do të jenë këto masa, por supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë që deklarimi apo shpallja e ditës së zisë për vrasjen e policit të Kosovës apo për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mirë dhe jam i sigurt që në ditët në vijim, në bazë të analizës së detajuar, pasi duam të jemi tërësisht të informuar mbi atë se çfarë ka ngjarë, do të rrjedhin propozimet në bazë të kësaj çfarë kemi përmendur" tha Plenkoviç

Për shkak të mosrespektimit të kërkesave të BE-së ndaj Prishtinës, KE mori masa për të pezulluar punën në trupat punues në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tërhoqi ftesat për takime të nivelit të lartë dhe pezulloi Kosovën nga programi i saj prej 7.5 miliardë eurosh.

Kryeministri kroat nënvizoi se është i sigurt se të gjitha masat “do të ndërmerren”, ndërsa Rama theksoi se ato duhet të aplikohen pa humbur kohë “sepse vendimi i Beogradit për ditë zie nuk lë vend për interpretim tjetër

"Shfaqjet e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën, të cilat vetëm nxisin tensione dhe rrisin frymën e ndasive, të cilat ne duhet të kurojmë. Është pozitive që ushtria serbe filloi të sprapset dhe të tërhiqet, por është shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë absolutisht interesave afatgjata dhe as këtij momenti të rëndësishëm kur i gjithë rajoni duhet të jetë i bashkuar në drejtim të paqes dhe të integrimit në Bashkimit Europian dhe në komunitetin euro-atlantik.

Kemi krimin, vrasjen e një efektivi të policisë dhe kemi heroizimin e atyre që morën pjesë në këtë vrasje dhe në aspektin kriminalistik policor, hetimi ndërkombëtar mbase sjell dhe ndonjë element plus, por në aspektin politik dhe në aspektin e qëndrimit të një shteti në raport me disa norma dhe me disa vlera të patjetërsueshme të kësaj Europe, të cilës i përkasim dhe në të cilën duam të jemi të gjithë një familje e bashkuar, kjo është qartësisht e mjaftueshme" tha Rama.

"Supozojmë që një vepër e tillë nuk do të mbetet pa përgjigje dhe gjithashtu konsiderojmë që deklarimi apo shpallja e ditës së zisë për vrasjen e policit të Kosovës apo për tre të vrarët të cilët kishin vrarë më herët policin e Kosovës ka qenë diçka e papranueshme dhe është një mesazh, i cili nuk kupton identifikimin e plotë me veprën e bërë dhe kjo është diçka që nuk ka qenë asesi e mirë dhe jam i sigurt që në ditët në vijim, në bazë të analizës së detajuar, pasi duam të jemi tërësisht të informuar mbi atë se çfarë ka ngjarë, do të rrjedhin propozimet në bazë të kësaj çfarë kemi përmendur" tha Plenkoviç.

 

Të dielën pasdite, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova ka mbledhur prova që dëshmojnë se Serbia u përpoq ta aneksojë veriun e Kosovës dhe se sulmuesit u përgatitën për një kohë të gjatë në bazat ushtarake të ushtrisë serbe brenda Serbisë.

Pak ditë pas sulmit, Serbia e mohoi se po zhvendos ushtrinë pranë kufirit me Kosovën, pasi Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet kosovare i bënë thirrje ta tërheqë ushtrinë përgjatë kufirit me shtetin fqinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Rama thirrje ndërkombëtarëve: Masat që morët për Kosovën, t’i marrë edhe Serbia! BE t’i thotë stop asaj që ndodhi në Banjskë

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij për masat që duhen ndërrmarrë nga faktori ndërkombëtar për Serbinë. Rama thotë se ajo që ndodhi të dielën e 27 shtatorit në Banjskë duhet ndaluar menjëherë. Kreu i qeverisë thotë se është e papranueshme që në mes të Evropës të ndodhë një akt i tillë.

“Samiti i Berlinit do të ketë një temë diskutimi edhe për Ballkanin, duke nisur edhe nga situata e vështirë në veri të Kosovës. Por i takon BE dhe NATO që të dënojë atë aktin, të ndalohet dhe të shmanget përsëritja apo larg qoftë të jetë më keq se kaq.

Na duhet një qëndrim i unifikuar lidhur me atë që ndodhi kjo vetëm në fjalë por me fakte. Evropa e bashkuar, kryeministri i Kroacisë është një ndër njohësit më të thellë të labirinteve të kështjellës së Harry Poterit evropian. Këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi që duhet të merren jo vetëm nga Kosova por minimumi edhe në Serbi.

Masat të merren edhe për Serbinë. Ka programe ka marrëdhënie për ti thënë stop dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të Europës dhe një rajoni një grup kriminal i armatosur gjer në dhëmbë ushtarakisht me uniforma ilegale t’i marrë jetë një polici e ti gëzohet nderit më të lartë zisë kombëtare. Ky është kulmi e papranueshme”- tha Rama

Ora 15:09
Kryeministri i Kroacisë: Dënojmë me forcë vrasjen e policit të Kosovës nga forcat e armatosura serbe! BE të marrë masa ndaj Serbisë

 

Andrej Plenkoviç, kryeministër i Kroacisë ka dënuar vrasjen e efektivit të policisë së Kosovës nga terroristët serbë. Plenkoviç e ka cilësuar vrasjen e efektivit nga grupet e armatosura serbe si një incident mjaft të rëndë dhe se duhet që BE të përkrahë institucionet e Kosovës. Deklaratën Plenkoviç e bëri gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama në Zagreb.

‘Kroacia e dënon me forcë vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës nga grupe të armatosura që dukej se ishin të strukturuara.  Kjo ngjarje është një incident shumë serioz. Tregon se ka forca që duna të destabilizojnë situatën në hapësirën e Evropës Juglindore. Nuk mund të mos e shohim jashtë këtij kontekstit. Reagimet e BE-së duhet të jetë të qarta dhe të forta dhe të përkrahin institucionet e Kosovës. Duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të parandalojnë incidente të tilla. Kjo tregon se komuniteti ndërkombëtar është i interesuar për paqe. Ajo çfarë i jeni referura ju një numër i caktuar vendesh bëhet fjalë përmasa të cilat KE mund ti ndërmarrë për Serbinë, siç janë marrë masa ndaj Kosovës.’- tha Plenkoviç.

Plenkoviç përsëriti se duhet të marrë masa ndaj Serbisë, ashtu siç mori në dëm të Kosovës.

‘Komisioni Eurpian ka marrë masa në dëm të Kosovës para disa muajsh. Këto masa janë ndërmarrë edhe pa aprovimin e disa vendeve të BE-së, por i propozoi Lajçak, por i propozoi Lajçak. Po tani pse ish-ministri i Jashtë i Sllovakisë, Lajçak pse nuk bën një propozim për të ndëshkuar Serbinë.’- tha Plenkoviç.

 

Ora 15:07
Rama në Kroaci: Shfaqja e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nxit tensionet

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi se shfaqja e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën nxit tensionet dhe e quajti pozitive tërheqjen.

Shqipëria për herë të parë në të paktën këto 10 vite të fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së që ishte deklaratë që pasonte takimin mes dy liderëve Kosovë e Serbi e që për arsye proceduriale duhej të bëhej publike në kohën që ndodhën zhvillime dramatike e krejtësisht të papranueshme. Ne shprehëm pamundësinë tonë për të mbështetur deklaratën.

Ne konsiderojmë se të dyja, vrasja e një efektivi të policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i veshur ushtarakisht në Kosovë dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd janë të pajustifikueshme, të papranueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë.

Shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona që ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie e të veshur ushtarakisht me uniforma jo shtetërore ishte diçka po kaq e rëndë sa vetë i parapriu. Në këtë pikë jemi shumë të keqardhur që e çon pas procesin e normalizimit. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe padiskutim jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën që nxisin vetëm tensione e rrisin frymën e dasive.

Pozitive që ushtrua serbe po zbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që nuk i shërbejnë interesave afatgjata apo këtij momenti kur rajoni duhej të jetë i bashkuar në BE"

Ora 14:59
Rama: Kroacia është frymëzim në rrugëtimin tonë drejt BE! Kemi kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate për procesin e integrimit

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Kroacia është një shembull frymëzimi për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Rama tha se kanë kërkuar mbështetje direkte nga qeveria kroate në procesin e integrimit.

I nderuar kryeministër, në radhë të parë dhe jo për formalitet, por për të shprehur sinqerisht kënaqësinë, faleminderit për mikpritjen dhe frymën pozitive të një marrëdhënie prej së cilës në mësojmë vazhdimisht. Kroacia është një shembull dhe një burim inkurajimi dhe frymëzimi në procesin tonë të ecjes drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kroacia është shembull suksese, së fundmi edhe me eurozonë dhe shengen. Çfarë Kroacia ka rritur në një dekadë pas anëtarësimit në BE, jo vetëm na gëzon por na inkurajon, na bën edhe më kërkues ndaj miqve në Zagreb për të na ndihmuar me eksperiencën e tyre.

Ora 14:56
Pezullimi i fondeve të IPARD, Rama: Do korrektojmë mënyrën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë! Marrim shembull nga Kroacia

 

Pas pezullimit të fondeve të BE për programin IPARD, kryeministri Edi Rama nga Kroacia njoftoi se do të ketë një riorganizim të administrimit të fondeve të BE për bujqësinë. Në konferencën e përbashkët me homologun kroat, Rama tha se i kanë kërkuar mbështetje për procesin e negociatave, turizmin e sigurinë kibernetike.

Kemi kërkuar mbështetje direkte për procesin e negociatave dhe duam të përfitojmë sa më shumë mbështetje për turizmin, sigurinë kibernetike, ndihmën aktive në funksion të punësimit, si edhe për të trajtuar në mënyrë specifike raste, siç është rasti që ne kemi aktualisht lidhur me disa korrektime që do bëjmë në fushën e administrimit të fondeve të BE për bujqësinë, se një raste të ngjashëm ka pasur edhe Kroacia dhe na intereson të mësojmë për adresimin struktural që ka bërë qeveria e Kroacia.

Ora 14:51
Kryeministri i Kroacisë , Plenkoviç: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

 

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, në Zagreb u shpreh se do të vijojnë të mbështesin përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit në BE.

‘Raportet tona janë miqësore. Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i r ii KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë.’- tha Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 02/10/2023 20:15

    Nderkombetaret duhet te bejn punen e tyre ashtu si duhen e te marin masa sa me par per ate lloj agresioni

    Përgjigju
  • Maksi: 02/10/2023 20:04

    Serish fjalen "terrorist" e ka me lek per serbet dhe veresie per kurdet.

    Përgjigju
  • Soni: 02/10/2023 19:26

    Te perpiqen per me te miren

    Përgjigju
  • Eni: 02/10/2023 19:25

    Urojme qe te zgjidhet kjo situate

    Përgjigju
  • NATO: 02/10/2023 17:15

    Serbia do të testojë NATOn se e ka direktivë nga Putin?

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 02/10/2023 16:59

    TURP per BE-ne & NDERKOMB.! Denohet VETEM viktima e pafajshme (Kosova), vetem sepse iu gjend perpara ujkonjes (Serbise)!

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/10/2023 16:32

    Pse nuk e thua që Kosovës ti hiqen masat … Por, ai që të beson ty është vetëm vucici fashist, sepse ti je dora e zgjatur e serborusis

    Përgjigju
    • KokLoqe: 02/10/2023 21:31

      Na cave Rakun. Je bo si goret e lagjeve shoqi. Ske nai pun tjeter per te ber, apo vetem per Llapa Llapa paguhesh? Ik tani se te …

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët