
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është takuar me 27 shefat e diplomacisë së unionit evropian në Kiev, e cila pas këtij takimi i ka bërë thirrje Serbisë që të ulë numrin e forcave të armatosura përgjatë kufirit me Kosovën.
"Trupat në kufi duhet të reduktohen nga Serbia. Nuk duhet të ketë tensione të mëtejshme midis Serbisë dhe Kosovës", tha Baerbock.
Kryediplomatja gjermane theksoi se bashkë me amerikanët ditë më parë i kanë me dije Beogradit, për uljen e tensioneve me Kosovën. Sipas saj kjo është “është thirrja urgjente” që Gjermania dhe SHBA, i ka bërë Serbisë.
“E rëndësishme është që ditëve të fundit ne bashkë me amerikanët ua kemi bërë të qartë që të mos ketë tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Serbia duhet të ulë praninë e trupave ushtarake të saj përgjatë kufirit me Kosovën dhe kjo është thirrja urgjente e jona që vjen nga takimi i përbashkët i 27 ministrave të jashtëm në Kiev”, tha Baerbock.
Lajmi kryesor:
Sulmi në veri/ DASH: S'e kemi verifikuar ende nëse ushtria serbe u tërhoq nga kufiri! PE pritet të miratojë rezolutë për raportet Kosovë-Serbi
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A parashikoni që Berisha do t'ia lërë trashëgim partinë Argita Berishës?
-
Po
61.6%
-
Jo
26%
-
S'i dihet
12.3%
Vota total: 2551
Lajme të tjera
-
Anëtarësimi në BE! Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle! Greqia tërhiqet nga kushti për çështjen e Fredi Belerit
3 Dhjetor, 17:50
-
Fatos Çoçoli: 6 miliardë eurot e Brukselit dhe ne
3 Dhjetor, 17:14
-
Rikthehen fluturimet në aeroportin e Mynihut
3 Dhjetor, 16:12
-
Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
3 Dhjetor, 16:07
-
Meloni vizitë në Serbi takohet me Vuçiç: Serbia është partneri ekonomik i Italisë, ne mbështesim fuqimisht hyrjen e saj në BE
3 Dhjetor, 14:28
-
Anulohen mbi 700 fluturime në Gjermani, shkak reshjet e dendura të borës
3 Dhjetor, 13:39
-
Gjermani/ Audioja pornografike vihet në sfond gjatë ndarjes së grupeve në Euro2024 (VIDEO)
3 Dhjetor, 11:32
-
Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin e 2 të tjerët! 33-vjeçari s'pranon krimin: Kam qenë edhe vetë i rrezikuar
3 Dhjetor, 09:47
-
Sot është ditëlindja e Ibrahim Rugovës! Veprimtaria e ish presidentit historik të Kosovës
2 Dhjetor, 10:41
-
Vrasja e Liridona Murselit, policia sekuestron pistoletën me 19 fishekë dhe një makinë
2 Dhjetor, 09:34
-
U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë, Report Tv zbulon detaje nga vrasja në Gjermani! Pista e hetimit: Prishja e pazareve të drogës
2 Dhjetor, 08:45
-
Naim Murseli pranon se porositi vrasjen e bashkëshortes, Liridonës! '20 milionë € nga sigurimi në Suedi' dyshohet të jetë motivi i krimit
2 Dhjetor, 08:27