Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 17,422 raste numrin total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, 1,871  prej tyre vazhdojnë të jenë aktivë.

Ndërkohë që në vend nga fillimi i pandemisë me 13 Mars  janë shënuar 657 viktima.

Sipas raportit ditor të këtij Shërbimi, 139 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, një është në gjendje më të rëndë dhe është vendosur në respirator, ndërkaq, 20 pacientë janë vendosur në makinën e frymëmarrjes së njohur me shkurtesën CPAP.

Rastet pozitive janë shpërndarë si më poshtë :

Prishtinë 54 raste, Gjilan 34 raste, Fushë Kosovë 11 raste, Gjakovë 8 raste, Pejë 8 raste, Podujevë 7 raste, Ferizaj 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 4 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Lipjan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Istog, Malishevë, Shtime dhe Suharekë.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë maskë, të shmangin grumbullimet masive, me qëllimin kryesor, shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të Covid-19.