Kosova regjistron nëntë viktima edhe 486 raste me Covid-19

Kosova regjistron nëntë viktima edhe 486 raste me Covid-19

Foto ilustruese

Situatë tejet shqetësuese e Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit janë shënuar 9 viktima duke çuar në 697 pacientëve të cilët e kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që janë shtuar 486 raste të​ reja , duke çuar në 20,655 numrin e të prekurve nga fillimi i pandemisë 4,317 prej të cilëve janë ende aktivë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, kanë thënë të hënën se situata epidemiologjike, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, është serioze dhe ka mundësi të përkeqësimit, ku nuk është përjashtuar  mundësia e ashpërsimit të masave.

Një ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar kufizimet e reja, me qëllim vënien nën kontroll përhapjen  e COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi 

Ministri Mazniku në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: Pjesa më e madhe e pronave të paregjistruara në emër të bashkive, duhet të lehtësohet procesi