Kosova s’gjen qetësi, vritet 39-vjeçari në një kafene në Skenderaj, 3 të plagosur! E treta vrasje brenda javës

Kosova s’gjen qetësi, vritet 39-vjeçari në një kafene në Skenderaj, 3 të plagosur! E treta vrasje brenda javës

Viktima Nexhmedin Loshi dhe foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë tronditi sërish Kosovën ku ka mbetur i vrarë një 39-vjeçar ndërsa janë plagosur 3 të tjerë. Ngjarja ndodhi brenda një lokali në fshatin Runik te Skënderajt, dy persona të maskuar mësynë në lokal dhe qëlluan me arme zjarri drejt tyre, ku mbeti i vrarë Nexhmedin Loshi.

Nexhmedin Loshi ndërroi jetë si pasojë e plagëve shumë të rënda, e për pasojë nuk ka mundur të mbijetojë. Tre të plagosurit u dërguan me urgjencë për në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Kjo është vrasja e tretë brenda javës në Kosovë.

Të premten e 4 gushtit, në kafenenë ‘Bon Vivant’ në Prishtinë, ka mbetur i vrarë, Kastriot Ramadani, ndërsa janë plagosur dhe janë lënduar 20 persona tjerë.

Po ashtu të hënën në lokalin ‘Coyote Lounge Bar’ në Klinë, i dyshuari Tush Frroku, për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të 47-vjeçarit, Anton Prela, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!