Kosova shpall person të padëshiruar një zyrtar rus të UNMIK-ut

Kosova shpall person të padëshiruar një zyrtar rus të UNMIK-ut

Në Kosovë, ministria e Punëve të Jashtme ka shpallur person të padëshiruar një zyrtar rus që punon në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e njohur si UNMIK.

Lajmi u njoftua në median sociale nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendimin ndaj shtetasit rus, për shkak të siç thuhet veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Tashmë pritet që institucionet e sigurisë në Kosovë të zbatojnë vendimin.

Ministrja Gërvalla tha se “institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është hera e dytë që gjatë këtij viti institucionet e Kosovës i shpallin zyrtarët rus si persona të padëshiruar. Më 22 tetor, autoritetet patën shpallur persona të padëshiruar dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë, për shkak të asaj që është cilësuar, veprimtari e dëmshme nga ana e tyre, e që ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rusia ka të hapur një Zyre Ndërlidhëse në Prishtinë që nga viti 2005./VOA

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin