Vendoret e pjesshme në Shqipëri ditën e djeshme u zhvilluan paralelisht me ato në Kosovë. Kosova e mbylli procesin e votimit një orë më vonë, por rezultati përfundimtar për 18 komuna, doli në kohë rekord, krahasuar me 5 bashkitë në Shqipëri që u zhvilluan zgjedhjet.
Referuar kësaj pakënaqësie të shprehur prej vitesh tashmë në vend sa herë që ka zgjedhje, kryekomisioneri Celibashi tha se për aq kohë sa protokolli nuk ndryshon, që ka vendi i numërimit, apo vetë procesi i numërimit dhe përdorimi apo jo i pajisjeve elektronike, rezultati gjithmonë do të dalë 1 ose 2 ditë me vonesë.
Ilirjan Celibashi tha se kjo është në dorë të Kuvendit dhe se ligjvënësit duhet të hartojnë ligjin e ri elektoral brenda vitit 2026 ose në zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtin rezultat nga ana e KQZ.
“Nëse nuk ndryshojmë këtë mënyrë të numërimit dhe vlerësimit të fletëve, të gjithë këtë protokoll. Këtë situatë do të kemi. Ne reuzltain do ta kemi të nesërmen apo pas 2-3 ditësh. Ose duhet të kthejmë numërimin në QV ose duhet të dakordësohemi për përdorimin e pajisjeve elektronike. Ose do të ngeli kjo mënyrë do të gjejmë zgjidhje të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë para, procesi nuk ka duket i sigurtë. Kjo çështje është e parive politike dhe të Kuvendit. I kemi përcjellë propozimet tona. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Kjo mënyrë pak justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Janë shumë aspekte që në reformën e ardhshme zgjedhore të shikohen. Brenda 2026 do të ishte mirë që të kishte ligj të ri zgjedhor. Nëse jonë zgjedhjet e ardhshme do të kemi po të njëjtën situatë”, tha Celibashi.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Celibashi shpall rezultatin: Brenda 2026, të adresohet Reforma Zgjedhore! Numërimi me AI, sukses! Mund të përdoret edhe në vijim












