Kosova shtrëngon masat anti-COVID, nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e shëndetit

Kosova shtrëngon masat anti-COVID, nga e hëna nuk mund të hyhet në lokale pa certifikatën e shëndetit

Pas Francës, Italisë edhe Kosova ka marrë masën që duke filluar nga dita e hënë qytetarët kosovarë të përdorin pasaportën e shëndetit për të frekuentuar kafet dhe restorantet. Lajmi është bërë publik nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Sipas Vitisë, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

 “Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.

Ai thotë se shpreson që do të ketë konsensus të subjekteve politike që gjendja në shëndetësi të ndryshoj. Ndërkohë që Kosova prej 13 shtatori ka forcuar ndjeshëm kufizimet për shkak të shkallës së lartë të infeksioneve dhe vdekshmërisë pas përhapjes në masë të variantit Delta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 24/09/2021 18:34

    Sa me i vogel aq me servil! Ore trrap jo certifikate shendeti te vendosesh ti qe te marrin me sy te mire por edhe me shume se kaq, nuk i rruhet askujt per kosoven. Fajin e ka populli qe nuk ngrihet ndaj beni qef ju. Kokrrat e ateisteve jeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni