Ditën e sotme Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka bërë me dije se Kosova ka arritur të siguroje 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Zemaj e bëri me dije këtë lajm shpresëdhënës përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta”, shkruan Zemaj. Ai shtoi se Mnstria e Shëndetësisë ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.
“Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.
Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së.
Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë.”, shkruan Zemaj.
Pas një komunikimi të Report tv, me zyrën e Ministrisë se Shëndetësisë së Kosovës ka konfirmuar se data në të cilën do të mbërrijnë në vend dozat e para të vaksinës anti-COVID ende nuk është bërë me dije dhe gjatë kësaj jave do të bëhet publike.
Në ditën e patë të vitit 2021 kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë lajmin e mirë se vaksina anit-COVID do të jetë së shpejti në Shqipëri. Ai gjatë fjalimit të tij ka siguruar se një pjesë të vaksinave do t’i jepeshin Kosovës për mjekët.