Kosova solidarizohet me viktimat
e sulmit në Paris, e dënon dhe BIK
Me moton “Je suis Charlie”, (Unë jam Charlie), gazetarët në Kosovë ju bashkuan sot tubimeve përkujtimore gjithandej në nderim të viktimave të sulmit të së mërkurës në revistën franceze Charlie Hebdo, që la pas vetes 12 të vrarë. Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani tha se sulmet e tilla që synojnë të godasin fjalën e lirë, do të dështojnë.
Me moton “Je suis Charlie”, (Unë jam Charlie), gazetarët në Kosovë ju bashkuan sot tubimeve përkujtimore gjithandej në nderim të viktimave të sulmit të së mërkurës në revistën franceze Charlie Hebdo, që la pas vetes 12 të vrarë. Kryetari i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Zekiria Shabani tha se sulmet e tilla që synojnë të godasin fjalën e lirë, do të dështojnë.
“Kjo është një ditë e dhimbshme për ne dhe me fjalë nuk mund të përshkruhet ajo çfarë ndjejmë për kolegët tanë. Në solidarizohemi me ta. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i djeshëm dhe çfarëdo sulmi ndaj mediave, ndaj gazetarëve, është një përpjekje e dështuar për ta mbytur fjalën e lirë”, tha zoti Shabani.
Veprimtarisë së gazetarëve ju bashkua edhe zëvendës ambasadorja e Francës në Kosovë, Lise Motomalaya e cila tha se do të donte të falënderonte të gjithë njerëzit posaçërisht në Kosovë, për shprehjen e solidaritetit më viktimat dhe familjet e tyre.
Në ambasadën franceze u hap një libër zie. Sulmin e ka dënuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Duke ngushëlluar ambasadoren franceze në Prishtinë, Bashkësia Islame e dënon ashpër “këtë akt terrorist kundër qytetarëve të pafajshëm. Vlerat njerëzore në përgjithësi, toleranca e bashkëjetesa mes të ndryshmëve në origjinë, bindje apo dhe përkatësi fetare dhe liria e fjalës në veçanti, janë institucione të cilat qëndrojnë në themel të së sotmes dhe të ardhmes se përbashkët evropiane”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?
-
PO
72.8%
-
JO
20.4%
-
NUK E DI
6.9%
Vota total: 1646
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bologna hap fals, Genoa e mposht 2-0! 'Hirushja' e mbyll Serinë A në vendin e 4-t, 'buzëqesh' Juvja
24 Maj, 22:49
-
Krasniqi u kërkon liderëve partiakë të shpërndajnë Kuvendin e Kosovës
24 Maj, 22:47
-
Policia gjermane heton videon 'raciste' me mesazhe naziste në ishullin e pushimeve
24 Maj, 22:20
-
SHBA njofton 275 milionë dollarë ndihma të reja për Ukrainën
24 Maj, 22:18
-
Drejtoi qeverinë gjatë periudhës së Pajtimit Kombëtar në '97, Bashkia e Kuçovës i jep titullin 'Qytetar Nderi' (pas vdekjes) Bashkim Finos
24 Maj, 21:52
-
Lingota e parë e arit shqiptar dhe përpunimi i bakrit në Shqipëri! Nikollë Gega në Esencë-Report Tv
24 Maj, 21:51
-
Vendi i tretë në Superligë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu e meritoi
24 Maj, 21:47
-
Thomas Brdaric paralajmëron revolucion: Objektivi ishte 'Final 4', Vllazninë e ndërtojmë për titull
24 Maj, 21:46
-
Shtetet e NATO-s në kufi me Rusinë do të ndërtojnë 'mur me dronë'
24 Maj, 21:35
-
E rëndë në Itali, 42-vjeçarja shqiptare qëllon me thikë dy fqinjet, nënë e bijë në gjendje të rëndë
24 Maj, 21:19
-
Alfred Balla sfidon vendimin e Kolegjit për përfundimin e mandatit të tij
24 Maj, 21:14
-
Final 4/ Vllaznia 'në tapet', Skënderbeu e mposht 3-2 dhe merr podiumin në Superligë
24 Maj, 21:12