Kosova 16 vite e pavarur! Kuvendi seancë solemne, Kurti:S'negociojmë lirinë! Serbia refuzon firmosjen e planit franko-gjerman! Osmani: Konsolidohemi çdo ditë

Prishtine- Mes një sërë aktivitetesh, ceremony solemne dhe homazhe në varrin e Adem Jasharit Kosova festoi sot 17 shkurtin, ditën e pavarësisë.

Ndërkohë NewBorn tashmë ka një fytyrë të re, simbolizon lirinë. 16 vjetori i Pavarësisë nisi me homazhet në kompleksion memorial të ‘Adem Jasharit’. Krerët e shtetit nderuan ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Më pas kuvendi mbajti seancën solemne ku pranishëm ishin mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve theksoi se Republika e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë , duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e vet në botë

U ndal dhe tek agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjskë nga Serbia.

“Lë të jetë e qartë se prezenca ushtarake e policore e Serbisë në Kosovë ka përfunduar një herë e përgjithmonë në vitin 1999, kur qiellin e Kosovës e poshtoi fryma e lirisë. heroi Afrim Bunjaku dha jetën e vete për t’i dhënë jehonë kumbuese motos ‘Kosovë ne të dalim Zot, sot e përherë”, tha presidentja Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin solemn para deputetëve tha se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë do ta kishte njohur Pavarësinë qysh më 17 shkurt 2008.

Të gjithë e kemi të qartë se në rast Serbia shtetërore do të ishte ndier sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist, ajo duhej ta kishte njohur Kosovën qysh më 2008, tha më tej kryeministri Albin Kurti duke nënvizuar se ‘nuk do të negociohej liria dhe ekzistenca e Kosovës dhe “Republikës i dalim zot të gjithë!’

Kurti përmendi dhe refuzimin e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjet bazike, duke shtuar se zgjodhi ta përfaqësonte terrorizmin.

“Ajo vazhdon të refuzojë nënshkrimin e planit franko-gjerman dhe nuk nënshkroi marrëveshjen bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mire evropiane. Në vend të saj, ajo përfaqësoi terrorizmin. Edhe aty dështoi me turp përballë heroizmin dhe profesionalizmit të Policisë sonë.

Osmani falenderon aleatët 

Pasdite u organizua dhe pritja shtetërore me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Presidentja falënderoi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, të cilët ndihmuan në rrugëtimin e Kosovës në bërjen shtet.

“Suksesi i Kosovës është edhe sukses i partnerëve dhe i aleatëve tanë, andaj derisa ecim përpara me vizion të qartë për të ardhmen euroatlantike, aleancat mbeten kyçe, partneritetet thellësisht të rëndësishme e bashkëpunimi është çelësi që na sjellë afër së ardhmes më të denjë e më premtuese”, u shpreh, mes tjerash, presidentja Osmani.

Kurti përmend Thaçin e Sejdiun

Na fjalën e tij, kryeministri Kurti si rrallë herë ka përmendur edhe drejtuesit shtetërorë të kohës së shpalljes së pavarësisë.

“Më 17 shkurt 2008, deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të zgjedhur në zgjedhje të lira dhe demokratike e shpallën Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Mbi pergamenën e kuruar ku ishte dorëshkruar teksti i deklaratës së pavarësisë. krahas 109 deputetëve nënshkrues u nënshkruan edhe tre krerët shtetërorë: Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe Kryeministri Hashim Thaçi i cili e lexoi atë në kuvend”.

Urimin për pavarësinë e Kosovës e përcollën dhe shumë personalitete. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në urimin e tij me rastin e përvjetorit të pavarësisë , i bëri thirrje Kosovës të përmbushë zotimet e saj dhe të punojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, në rrugën drejt njohjes së ndërsjellë.

Ndërkohë përvjetori i 16-të i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë mospajtimesh me aleatët perëndimorë. Qeveria amerikane kritikoi qeverinë e Kosovës për shkak të vendimit për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në zonat e banuara me shumicë serbe.

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë. Ishin 19 shtete që ndërhyn ushtarakisht më 1999, ndërsa tani janë 117 shtete që e kanë njohur pavarësinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Kosovë/ Seancë solemne për 17 shkurtin, Osmani: Republika jonë po konsolidohet çdo ditë

Në Kosovë po mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca nisi me himnin shtetëror, teksa të pranishëm janë mysafirë të shumtë e ambasadorë të shteteve mike. Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj para deputetëve në përvjetorin e 16-të të shtetësisë ka theksuar se 17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike.

“...është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja e harmonia janë thelbësore për suksesin tonë. Republika jonë po konsolidohet  çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e vet në botë”, ka theksuar Osmani.

Më tej theksoi se për qytetarët e Kosovës të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.

“Ky ideal i rrëmbeu zemrat, e shumë herë edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, të nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, të cilët dhanë shumë për këtë tokë dhe e mbajtën ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E ne do ta shpjermë tutje sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, ka nënvizuar Osmani.

Ora 11:23
Osmani uron Kosovën: Kujton Rugovën e familjen Jashari, dhanë jetën për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë,

Në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Republikës së Kosovës, Osmani kujtoi figurat e çmuara që bënë e dhanë shumë për lirinë e Kosovës, e ndër ta ish-presidentin, Ibrahim Rugova, familjen Jashari e Adem Jasharin dhe të gjithë dëshmorët e martirët e rënë për liri. 

“Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot shënojmë të arriturën më të madhe historike të popullit tonë, shënojmë ditën kur shteti ynë u shpall i pavarur, sovran, i lirë e demokratik dhe këto 16 vite të shtetit tonë, Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe të vendosur natyrisht për të treguar para botës, jo vetëm që e ka merituar lirinë dhe pavarësinë e saj, por është edhe kontribuese e paqes, stabilitetit dhe sigurisë edhe përtej kufijve të saj”, tha Osmani.

“Dua t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës sepse gjithsecili prej tyre ka dhënë një kontribut të çmuar që ne sot ta gëzojmë shtetin tonë, por  ë veçanti dua t’i kujtojë të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën e tyre që ne sot të jetojmë të lirë, dhanë jetën e tyre. Të gjithë dëshmorët e kombit, të gjithë martirët e Republikës sonë”.

“Në këtë ditë sërish e kujtojmë vizionin e arkitektit të pavarësisë, presidentin Ibrahim Rugova, dhe sa sakrificën e pashembullt, trimërinë dhe guximin e familjes Jashari dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës më krye me kryekomandantin legjendar Adem Jasharin”.

“Lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për Kosovën, për shtetin që sot e gëzojmë e festojmë dhe i cili do të vazhdojë të ec përpara pa bërë asnjëherë hapa prapa”.

Ora 11:21
16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit homazhe te ‘Adem Jashari’

Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, krerë të lartë shtetërorë bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit qeveritar bënë homazhe tek varrezat e familjes Jashari.

Përveç krerëve shtetërorë, qytetarë të shumtë anë e mbanë Kosovës e jashtë saj, erdhën për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.

Ora 10:04
NEWBORN me pamje të re: Ne shpirtrat e fortë të Kosovës mund të fluturojmë

Prishtinë - Çdo vit, në ditën e Pavarësisë të Kosovës, monument i Newborn-it merr pamje të re. Këtë herë në vizatime janë zgjedhur të qyteteve të ndryshme, qielli zogjtë.

Sipas postimit në faqen zyrtare të këtij monumenti, ajo se çfarë e bën këtë vit Neëborn-in të veçantë është pyetja: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona?

E përgjigja është edhe më e bukur.

“A mundemi ne, aspirantët, besimtarët, shpirtrat e fortë të Kosovës, të fluturojmë mbi kufizimet e historisë sonë? A mund të fluturojmë nëpër “7 Qiej”, secila shtresë duke dhënë prova për vendosmërinë tonë të fortë dhe luftën e palodhur për liri?  Ndërsa shikojmë NEWBORN-in, le të pyesim veten: Sa lart mund të na çojnë ëndrrat tona? Sa larg mund të na çojnë aspiratat tona? “Përgjigja jehon në zemrat tona dhe rezonon nëpër tokën tonë: Po, ne mund të fluturojmë!”, thuhet në postim.

 

Foto: Monumenti i NewBorn 17 shkurt 2024
Ora 08:37
16-vjetori i Pavarësisë, Kurti: Kosova u ndërtua me mbështetjen e aleatëve! Sot qëndrojmë të fortë pavarësisht sfidave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në fjalën e tij, Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova është “shtëpia e përbashkët”, që u ndërtua me mbështetjen e aleatëve.

Kurti tha se shteti po zhvillohet pavarësisht sfidave me të cilat po përballet.

“Pas luftës shkatërruese 1998-1999, në rindërtuam shtëpitë tanë. Me mbështetjen nga aleatët tanë ndërkombëtarë, ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuese në paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale e solidaritetin, i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës, Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenarë sepse përkundër sfidave, shteti ynë po zhvillohet”, tha Kurti.

Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, ndërsa theksoi se Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti.

Ora 08:26
Ambasadori gjerman uron Kosovën për Pavarësinë: Ju mbështesim në rrugëtimin drejt BE

1695546749_jornrohde.jpg

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.

Në një postim në X, Rohde thotë se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mikë e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, me rastin e ditës së Pavarësisë, unë dhe kolegët e mi të ambasadës ju urojmë Ditën e Pavarësisë. Me liberalizimin e bërë realitet më 1 janar, Kosova ka nisur me hapa të mirë këtë vit. Jini të sigurt se Gjermania do të vazhdojë të jetë një mike e ngushtë dhe partnere e fortë në rrugën tuaj drejt integrimit euroatlantik! Urime edhe një herë!”, thotë Rohde.

Ora 08:11
16 vjet pavarësi, Osmani: Kosovë të duam të lirë e me aleatë

Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Kosovën në 16-vjetorin e pavarësisë.

“Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16-të”, shkruan Osmani.

 

Ora 07:58
Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë, ja axhenda e plotë e festimeve! Kuvendi seancë solemne

Kosovës feston sot 16-vjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete. Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit, do bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne në orën 12:00.

PROGRAMI I PLOTË I FESTIMEVE SHTETËRORE PËR SHËNIMIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË

08:00 Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

11:00 Nderime te Monumenti "Heroinat";

11:15 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit

12:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës

20:15 Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë

"Pritiet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 17/02/2024 20:58

    Cfar merite ka ky alpini per pavarsin e kosoves Ku jan ata qe udhehoqen luften Ku eshte presidenti thaci Pse nuk fole nje fjal o alpin

    Përgjigju
  • Korab: 17/02/2024 16:24

    Si ka mundesi qe nuk thate 1 fjale per UCK dhe drejtuesit e saj qe ndodhen ne Hage per gjoja krime lufte ???!!!

    Përgjigju
  • vilman: 17/02/2024 15:03

    Si i del republikes per zot ky ndyresire kur kufinjte i mbron KFOR,le te largohen forcat paqeruajtese dhe ta shikojme sa ju vlen lekura.

    Përgjigju
  • fuar: 17/02/2024 12:21

    Kjo eshte qeveria me e ndyre ne Kosove percarese e kombit dhe qe futi ne burg luftetaret e vertete qe cliruan vendin.

    Përgjigju
  • sander: 17/02/2024 11:01

    Cfar thote ky percaresi i kombit....ky idjot fryet kot e ben te fortin se ka forcat e KFOR-it se po te os jene ato ne te somes shkon ai dhe gjith qeveria e tij e ndyre

    Përgjigju
  • Shtet fallco: 17/02/2024 10:01

    Ca flamur koti

    Përgjigju
  • Hasani: 17/02/2024 08:56

    Urime Kosove E gezofsh 17 Shkurtin Diten e Pavaresise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës