Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka deklaruar se nuk është qëndrim i Maqedonisë që kosovarët kanë kryer sulmin në pikën kufitare në Gushincë por i ndonjë zyrtari individual. Kjo ishte deklarata e tij pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ku shtoi se dy qeveritë duhet të shkëmbejnë më tepër informacione lidhur me këtë incident.
Thaçi nga ana tjetër tha se Kosova çmon rolin e Ahmetit për afirmimin e shqiptarëve në Maqedoni, komunitet ky që sipas tij po kontribuon në shtet ndërtimin dhe integrimin e Maqedonisë. Thaçi shtoi se një Maqedoni e qëndrueshme dhe europiane është në interesin e Kosovës dhe integrimit në BE. Takimi mes Ali Ahmetit dhe Thaçit ka shërbyer dhe për informiminin në lidhje me situatën politike në Maqedoni.
I pyetur rreth incidentit në Gushincë, Thaçi tha se institucionet e Kosovës mbështesin fuqishëm marrëveshjen e Ohrit të arritur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Të njëjtin mendim ndau dhe Ahmeti i cili tha se shqiptarët e zonës në kufi me kufirin e Kosovës nuk duan dhunë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO