Kosova të enjten zyrtarisht anëtare
e Komitetit Olimpik Ndërkombëta

Kosova të enjten zyrtarisht anëtare<br />e Komitetit Olimpik Ndërkombëta
Pas shumë të këqijave vjen edhe një lajm i mirë për shqiptarët e Kosovës. Shteti më i ri në Evropë pritet që ditën e enjte të bëhet anëtari më i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Komitetit Ekzekutiv i IOC, pritet që të mblidhet ditën e enjte për të votuar pranimin ose jo të Kosovës.

Por sipas medieve serbe, “Kurir” kjo është tanimë një punë e kryer dhe Kosova do të jetë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Sipas “Kurir” Serbia është e pafuqishme për të ndalur fitoren e Kosovës ditën e enjte. Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve të medieve serbe dhe dëshirës së shqiptarëve atëherë Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të 2016 që do të zhvillohen në Brazil me ekipin e saj përfaqësues.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë