Kosova uron Shqipërinë për statusin

Kosova uron Shqipërinë për statusin
Krerë të Republikës së Kosovës kanë përcjellë urimet homologëve shqiptarë për marrjen e statusit kandidat. Ata kanë theksuar se ky nuk është një hap pozitiv vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën.

Jahjaga: Krenar per suksesin tend Shqiperi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një mesazh urimi presidentit Nishani në të cilën thotë se ndihet mjaft krenare për suksesin e Shqipërisë si dhe shpreh përkushtimin për avancimin e qëllimit të përbashkët të dy vendeve.  “Urime. Shumë krenare për suksesin tend”, shkruan Jahjaga në Twitter.

Thaçi: Kosova perfiton nga afrimi me BE-ne
Ndërsa kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka uruar nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kryeministrin Rama duke theksuar se edhe Kosova përfiton nga afrimi me BE-në. "Urime Shqipëria, urime Edi Rama për fitoren historike dhe kandidaturën zyrtare për BE. Kosova përfiton nga afrimi i BE-së" 

Haradinaj: Urime Shqiperise, Kosova do te perkushtohet drejt BE-se
Edhe mandatari i opozitës për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj, ka uruar qëverinë dhe popullin shqiptar për arritjen e Shqipërisë. Ai shpreh bindjen dhe përkushtimin se shumë shpejt Kosova do t’i ndërmarrë hapat e duhur që t’i plotësojë kriteret në rrugën drejt BE.

Mustafa: Urime, lajm i shumepritur
Po ashtu, edhe kreu i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa ka uruar shqipërinë dhe popullin shqiptar menjherë pas lajmit të shumëpritur.

Pacolli: Lajm i mire edhe per prespektiven europiane te Kosoves
Kreu i Aleancës për Kosovë të Re, Behgjet Pacolli, ka uruar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, popullin shqiptar dhe politikën shqiptare për marrjen të statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Dita e sotme tregon edhe një hap të madh historik të popullit shqiptar. Deshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për Ju dhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë me rastin e marrjes së statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thuhet në urimin e Pacollit drejtuar kryeministrit Rama dhe popullit shqiptar.

Më tej, Pacolli, duke marrë parasysh vullnetin e tij, por edhe të Aleancës për Kosovë të Re, në procesin e integrimeve në BE të vendit, shpreh gëzimin e tij për suksesin e Qeverisë shqiptare, lajm ky i mirë edhe për Kosovën dhe për perspektivën e saj evropiane.

Në urimin e tij, Pacolli thekson se çdo përparim i Shqipërisë është përparim i kombit. "Shpresojmë që edhe Kosova do të fitojë shumë shpejt lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian për rininë tonë, për qytetarët tanë", thuhet në urimin e Pacollit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç