Kosova ka vendosur çmime të reja të karburanteve të cilat do të hyjnë në fuqi sot dhe nesër, ka deklaruar ditën e diel Ministria e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë në Kosovë.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt është: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.78 euro për litër, i benzinës 1.41 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.73 euro për litër.
Çmimet që përmendëm më lart hyjnë në fuqi ditën e sotme dhe janë të vlefshme 48 orë që nga data dhe ora e publikuar.
Pavarësisht zbritjes së dukshme të çmimit të derivateve të naftës në botë, çmimi i naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka shënuar vlera rekorde.