Kosova, zgjedhje të parakohshme?
Pacolli nuk pranon të dorëheqet
Pranverën e vitit 2013 Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre lokale në të njëjtën kohë. Zyrtarë të lartë në Partinë Demokratike kanë nisur ta favorizojnë opsionin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kundrejt ristrukturimit të koalicionit qeverisës.
KOSOVE - Pranverën e vitit 2013 Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre lokale në të njëjtën kohë. Zyrtarë të lartë në Partinë Demokratike kanë nisur ta favorizojnë opsionin e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme kundrejt ristrukturimit të koalicionit qeverisës.
Siç shkruan e përditshmja "Koha Ditore" një skenar i tillë, sipas një zyrtari të lartë në PDK, parashihet të realizohet duke e “detyruar” Behxhet Pacollin që të japë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit. Dhe nëse ai refuzon, atëherë nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të tij.
Me largimin e Pacollit do të tërhiqej AKR-ja nga koalicioni dhe Qeveria duke mbetur në pakicë, do t’i nënshtrohej mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës. Në këtë formë do të përfundonte shumë shpejt edhe mandati i presidentes Atifete Jahjaga.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, nuk e ka ndërmend të ofrojë dorëheqje pas implikimit të tij në aferën e hotelit “Grand”. Përmes një komenti në rrjetin social Facebook, Pacolli i ka quajtur “pikë e vogël në oqean” ata që po kërkojnë dorëheqjen e tij. "Nëse më pyesni çfarë mendoj për shkrimet, opinionet dhe deklarimet publike të disa opinionistëve që janë bërë në mediet tona këto ditë, atëherë unë u përgjigjem. Ka pasur shkrime me karakter informativ, të interesit publik, por shumica e tyre, sipas mendimit tim, kanë qenë me prapavija politike, shantazhuese, kanë pasur karakter destruktiv që dalin jashtë normave të një gazetarie profesionale. Bile ka pasur edhe njerëz të tillë dhe medie të tilla që kanë kërkuar ‘kokën’ time", shkruan Pacolli.
(sg/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7931
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56