Kosova zyrtarisht pranohet si
vëzhguese në Asamblenë e NATO-s

Kosova zyrtarisht pranohet si<br />vëzhguese në Asamblenë e NATO-s
Republika e Kosovës edhe zyrtarisht sot është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ky vendim është marrë në Lituani, ku po mbahet Sesioni Pranveror i AP të NATO-s.
 
Këtë lajm e ka bërë të ditur ish - nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili është duke qëndruar në këtë vend.
 
“Ndjehem tepër i lumtur për vendimin e marrë nga AP e NATO-s në favor të Kosovës dhe përcaktimit të saj për anëtarësim në të ardhmen në NATO, mekanizëm ky që, krahas UÇK-së, është ndër më meritorët për çlirimin e saj nga pushtimi serb. Me këtë rast, në emër të Kosovës pata nderin t’u adresohem me një fjalë rasti të pranishmëve, të falënderoj nga zemra presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Hugh Bayley, si dhe të gjitha vendet anëtare”, ka shkruar Haliti në facebook.
 
Haliti beson fuqishëm se së shpejti Republika e Kosovës do të bëhet anëtare e barabartë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me të gjitha vendet tjera dhe se marrja e këtij statusi, sipas Halitit, do ta lehtësojë pranimin në të ardhmen të Ushtrisë së Kosovës në NATO./Kosovapress/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë