TIRANE-Kosovari i arrestuar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, Ragip Haxhihajdini i njohur edhe me pseudonimin 'Daja' është lënë në burg pa afat nga gjykata, ndërsa ka mohuar akuzat.
Shqiptari nga Kosova u zbulua nga dëshmia e Alkond Bengasit, i penduari që u bë bashkëpunëtor i drejtësisë duke sjellë zbërthimin e plotë të grupit kriminal. Por 'Daja' ka mohuar përfshirjen në grabitje dhe ka kërkuar ballafaqim me të penduarin Alkond Bengasi.
"“Skam asnjë lidhje me grabitjen, prej vitesh jetoj në Shqipëri. Familjen Murataj e njoh prej miqësisë që kam me Aleksandër Muratja ndërsa nga të arrestuarit nuk njoh asnjë person. Po të doja të ikja prej një jave kam dëgjuar në lajme pseudonimin tim “dDaja” nga Kosova por skam asgjë për të fshehur”, mësohet se ka thënë ai. Në fund Gjykata për Krime të Rënda vendosi masën e sigurimit personal të arrestit me burg pa afat ndaj 50-vjeçarit Ragip Haxhihajdini.
Deri tani janë arrestuar gjashtë persona për grabitjen. Përpos 'Dajës' nga Kosova Ragip Haxhiajdini, janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë; Oltion Veseli dhe Elton Pikli, të dy nga Kruja dyshohet se janë autorë, ndërsa Alkond Bengasi (i penduar i drejtësisë), Saimir Çela dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë.
Në kërkim janë; Talo Çela, Klement Çala, Eldi Çala, Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie, Aleks Pepa dhe një tjetër. Ndërkohë që koka e grupit, Admir Murataj nga Tropoja, i arratisur në 2013 nga burgu grek u vra gjatë shkëmbimit me policinë.
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Grabitja e 4.6 mln € në Rinas, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit
26 Korrik 2023, 11:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
25 Prill 2023, 10:51
-
Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë
12 Dhjetor 2022, 16:27
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
5 Tetor 2022, 15:26
-
Grabitja e Rinasit, seanca ndaj Talo Çelës do të mbahet më 7 qershor! Avokati: Nuk mori pjesë se kishte gjurin të dëmtuar, kam rezonancën e tij magnetike
23 Maj 2022, 11:49
-
Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë
21 Prill 2022, 16:42
-
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
14 Prill 2022, 10:40
-
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
11 Janar 2021, 13:55
-
Grabitja e blindave me para, lirohet i penduari Admir Çerpja, ishte dënuar me 5 vite e 8 muaj
28 Nëntor 2020, 10:39
-
Grabitja në Rinas, 6 orë seancë/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 7 të arrestuarit e tjerë, tregon skemën dhe rolin e tyre në grabitje
12 Tetor 2020, 16:08