Kosovari që përgatiti sulm terrorist
në SHBA, FBI paraqet videon VIDEO

Një shtetas kosovar është akuzuar në Shtetet e Bashkuara për terrorizëm. Gjykatësit amerikanë kanë pasur rastin të shohin videon në të cilën shfaqej shtetasi kosovar Sami Osmankaç, duke përgatitur një sulm terrorist në ShBA, shkruajnë mediat amerikane.

Anëtarët e trupit gjykues në gjykimin për terrorizëm në qytetin Tampa të SHBA-së dëgjuan te akuzuarin dhe panë videot e xhiruara në fshehtësi nga FBI-ja. Kamerat e mediave nuk u lejuan brenda sallës së gjykatës. 

Në secilën prej videove, Osmankaç flet për një komplot terrorist që synonte të merrte jetë njerëzish në Tampa të Floridas. Prokurorët thanë se, së pari Sami Osmankaç dhe një person tjetër vendosën objektet ku ata donin të sulmonin. Personi tjetër është një agjent i FBi-së, i cili po xhironte çdo lëvizje të Osmankaç.  

“Dua të godas sa më shumë njerëz që të mundem”, thotë Osmankaç në videon e regjistruar.

Prokurorët thanë se Osmankaç dëshironte të bombardonte pabin "MacDinton" në jug të Tampas, madje edhe urat në vendin e quajtur Bay. Osmankaç mendonte se po merrte ndihmë nga një terrorist i njohur, të cilit mund t'i besonte.

“Të gjithë do të vdesim një ditë. Atëherë pse të mos vdesim në mënyrën islame?”, thoshte ai.

Pas kësaj, Osmankaç mori një dhomë hoteli ku ai i tregonte personit të dytë se si ta përdorte AK-47, granatat dhe atë që Osmankaç besonte që ishte bombë. Hetuesit thonë se Osmankaç fliste se si do t’i vriste viktimat dhe ku mendonte ta vishte jelekun e tij vetëvrasës. Gjykimi i Osmankaç pritet të zgjasë tri javë.

(VIDEO)

Sami Osmakac
(Në foto: Shtetasi kosovar
Sami Osmankaç)

Marrë nga Shekulli

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë