Kosovari Xherdan Shaqiri “ylli” i
merkatos, mes Juves e Arsenalit

Kosovari Xherdan Shaqiri “ylli” i<br />merkatos, mes Juves e Arsenalit
Kosovari Xherdan Shaqiri është padyshim një nga emrat më të lakuar të merkatos së dimrit, ashtu sikur edhe gjatë verës.

Pas Liverpulit, Juventusit, Milanit, Dortmundit dhe Atletikos së Madridit tashmë në skenë ka dalë edhe Arsenali që duket se ka një ofertë konkrete për kosovarin.

Shaqiri nuk po gjen hapësirë në ekipin e Bayernit këtë edicion, duke shprehur edhe hapur dëshirën për t’u larguar.

Një vendim i tillë është mirëkuptuar edhe nga drejtuesit e klubit, që kanë deklaruar se në rast të largimit nuk do të ketë merkato për zëvendësin e tij, pasi grupi është i plotë dhe pozicioni është mjaft mirë i mbuluar.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit