Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe 3 personave të tjerë
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj
Kosovë-Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se sot (15 janar 2025) është ngritur aktakuzë ndaj katër personave, pak më shumë se një vit pas vrasjes së 30-së Liridona Ademajt.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, në një konferencë për media.
"Kjo vepër penale është vepra penale e vrasjes së rëndë e kryer nga anëtari i familjes dhe e kryer në mënyrë dinake, andaj si e tillë presim nga Gjykata një dënim kapital", tha Gashi.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje si pasojë e grabitjes, por hetimet morën një rrjedhë tjetër, vrasësi ishte pikërisht bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023 kur edhe Liridona u përcoll në banesën e fundit, u bë arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës. Ky i fundit dyshohet se ekzekutoi Ademajn me porosi të Naim Murselit, i cili sipas tij i kishte premtuar 30 mijë euro nëse kryente vrasjen, një pjesë prej të cilave ia kishte dhënë.
Arrestimi i tretë u konfirmua vetëm pak orë më vonë, pasi iu vunë prangat Kushtrim Kokallës, pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ndërsa po ashtu u arrestua edhe personi i katërt Tomë Dodaj i cili dyshohet se siguroi armën për kryerjen e vrasjes.
Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
41.5%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 6949
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
11 Shkurt, 20:24
-
Transparency International: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit
11 Shkurt, 15:58
-
KQZ në Kosovë: 80% e të regjistruarve në diasporë votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit
11 Shkurt, 15:52
-
Zgjedhjet në Kosovë, fillon sot numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
11 Shkurt, 10:47
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Lista Serbe arriti fitore të rëndësishme për Serbinë
10 Shkurt, 22:49
-
Kosova votoi/ Çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të së dielës
10 Shkurt, 22:42
-
Bedri Hamza i PDK-së: S’duam koalicion me Vetëvendosjen, zgjedhjet i fitoi opozita
10 Shkurt, 17:41
-
Misioni i KiE: Kosova mbajti zgjedhje paqësore, por përfaqësimi i grave mbetet i ulët
10 Shkurt, 16:51
-
Zgjedhjet në Kosovë, Arifi në Report Tv: Kryeministër do jetë Bedri Hamza, s’ka koalicion LVV-PDK, Kurti nuk preferohet nga ndërkombëtarët
10 Shkurt, 12:50
-
E ka ftuar Macron, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani udhëton drejt Parisit
10 Shkurt, 11:47
-
'E turpshme, nuk duhej të ndodhte', reagime të ashpra në Kosovë për bashkëpunimin e FSHF-s me Serbinë për Euro U-21
10 Shkurt, 11:46
-
Kosovë/ Arrestohet ministri i Albin Kurtit! Fikrim Damka dhe djali i tij akuzohen se sulmuan 2 persona ditën e zgjedhjeve
10 Shkurt, 09:27