Gruaja e ish-këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli u vra mbrëmjen e sotme në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 të 29 nëntorit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi’. Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima Liridona Murselin, 33-vjeçare është gjetur brenda në makinë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti", ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti për median kosovare

Dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje, citon koha.net

Gazeta Sinjali raporton se rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ndodheshin në veturë i kanë zënë pritën me veturë dy grabitës.

“Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë ka deklaruar se hajnat] fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat më pas ka pasur të shtënë me armë, shkruan kjo gazetë.

Personat e dyshuar kanë qenë me një veturë të tipit BMW me targa të huaja të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia dhe një grup hetimor ka nisur punën për të zbardhur autorët e këtij krimi.

Ne foto: Liridona Murseli e cila u ra mbrëmjen e 29 nentorit dhe bashkëshorti Naim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 01:25
Pamje nga vendi ku u vra gruaja e ish këshilltarit të Pacollit në Prishtinë (VIDEO)

1701297343_ves.png

Mediat kosovare kanë publikuar pamje dhe foto nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës.

Dy persona janë në kërkim si autorë të vrasjes së Liridona Murselit, 33-vjeçare 

Dyshimet e para bëhet fjalë për një rast grabitjeje. Media kosovare raporton se ngjarja  dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Naim Murseli bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ndodheshin në veturë i kanë zënë pritën me veturë dy grabitës.

 

Ora 01:18
'Lajm i tmerrshëm' Behgjet Pacolli reagon për vrasjen në Prishtinë

1701303863_lir.png

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behxhet Pacolli, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 29 nëntorit në Prishtinë

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dhimbjen e tij e ndanë me familjen e të ndjerës Liridona Murseli

“Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen time e ndaj me familjen e të ndjerës Liridona” shkruan Pacolli.

33 vjeçarja ishte gruaja e Naim Murselit, ish-këshilltar i tij.

Ora 00:57
Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33 vjeçarja që u vra në Prishtinë! Çfarë dimë deri tani

Foto: Liridona dhe Naim Murseli

Dy persona kanë qenë autorë të krimit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, ku mbeti e vrarë Liridona Murseli, 33 vjeçe.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me veturë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur.

Gazeta Sinjal shkruan se dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.