Bilanc pozitiv në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit ku nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 dhe janë regjistruar 124 raste të​ reja.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 49 raste dhe në vend janë 1,770 raste ende aktive.

Rastet pozitive janë shënuar në :

Prishtinë 72 raste, Gjilan 9 raste, Mitrovicë 7 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Skenderaj 4 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste,  Viti 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe Lipjan 1 rast.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,263 të prekur nga Covid-19.