Kosovë: 130 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë

Kosovë: 130 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është shënuar një viktimë nga COVID-19, duke e çuar në 657 numrin e viktimave.

Ndërkohë që janë shënuar 130 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë  të arrijë në 17,139,  1,695 prej të cilave janë ende aktive.

Rastet pozitive janë shpërndarë si më poshtë:

Prishtinë 52 raste, a Gjilan 16 raste, Mitrovicë 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 6 raste, Dragash 5 raste, Fushë Kosovë 5 raste, Gjakovë 5 raste, Pejë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Ferizaj 3 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.

Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet ku ka grumbullime masive, të mbajnë maskë si dhe të respektojnë distancën fizike me qëllim shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati