Një adoleshente kosovare në moshën 16 vjeçare ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Pejës , duke vënë në lëvizje policinë në Kosovë. Policia ka marrë në pyetje babanë e foshnjës, ndërkohë që vetë vajza ka shprehur se para një viti është martuar.
"Pejë 21.08.2021 – 22:30. Është raportuar se e reja kosovare në spitalin rajonal Pejë kishte lindur një fëmijë. Njësiti policor është marr me rastin, ku e reja ka deklaruar se para një viti ishte martuar me të dyshuarin mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në deklaratën e policisë.
Martesat nën moshën 18-vjeçare janë të paligjshme në vend, por kjo nuk e ka penguar çiftin që të bashkëjetojnë dhe të krijojnë familjen e tyre.