Kosovë, 363 të shëruar dhe 229 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë,  363 të shëruar dhe 229 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 229 raste të reja me COVID-19 në Kosovë duke e çuar në 51.731 numrin e të infektuarve nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Podujevë 20 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Istog 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 5 raste, Vushtrri 5 raste, Suharekë 4 raste, Prizren 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Junik, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.

Ndërkohë që janë shënuar edhe 4 viktima, duke çuar në 1340 numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Në ndërkohë janë shëruar edhe 363 persona. IKShPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve të testohen për SARS-CoV-2 në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë dhe të respektojnë masat e sigurisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson

Protesta e PD-së/ Lirohet qarkullimi i automjeteve tek sheshi Uilson