Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 4 raste të reja me koronavirus nga 1,817 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 8 qytetarë janë shëruar ndërsa asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën gjatë këtyre 24 orëve.

Aktualisht në të gjithë vendin janë 318 raste aktive me COVID.

Situata epidemiologjike në Kosovë vlerësohet e qetë në dallim me vendet e tjera të rajonit, ndërsa edhe Europa po përballet me një valë të re infektimesh.

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër pandemisë. Mësohet se kërkohet pasaportë vaksinimi dhe test negativ për të hyrë në territorin e Kosovës.

Gjithashtu përdorimi i transportit publik dhe hyrja në qendrat tregtare do të lejohet vetëm për të vaksinuarit.