Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 508 raste të reja me koronavirus nga 4,320 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 24 orëve janë shënuar 3 viktima.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 1,281 persona janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 212,303 prej fillimit të pandemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 8,685 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,278 doza vaksine ndërsa 811,804 janë vaksinuar me të dyja dozat.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,804,256 doza vaksine.











Komente
Komento