Arrestohet pedofili rus në Prishtinë, shfrytëzonte fëmijë për pornografi

Arrestohet pedofili rus në Prishtinë, shfrytëzonte fëmijë për pornografi

Artyom Skrobov

KOSOVË- Artyom Skrobov, rusi i cili shfrytëzonte fëmijët për pornografi është arestuar sot në një hotel në Prishtinë. 39- vjeçari i dyshuar për pedofili akuzohet se është përfshirë në skena me motive të ulëta me fëmijë.

Policia ka sekuestruar prova të forta sipas mediave kosovare që dëshmojë se Skrobov është përfshirë në këto skena me fëmijë. Ndërkohë është zbuluar se rusi është një hacker pasi në pajisjet e tij të sekuestruara tashmë një laptop, një telefon mobil, një aparat fotografik dhe një SD kartë ka elementë të inxhinierisë teknologjike ndërsa Skrobov është hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”. 

39- vjeçari nuk kishte shumë kohë që qëndronte në Kosovë por më 12 tetor ndodhej në Kragujevci të Serbisë dhe hyri në Kosovë prej pikës kufitare të Jerinjës. Nuk dihet ende nëse aktivitetin e tij të paligjshëm Skrobov do e ushtronte edhe në Prishtinë. Ndërkohë Gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim për të. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë