Kosovë, Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën si Kryeministër (VIDEO)

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, ka nisur sot punën në Qeverinë e Kosovës. Në një ceremoni shtetërore në ndërtesën e qeverisë, Hoti nuk është pritur nga asnjë ish- zyrtar i ish Qeverisë së Albin Kurtit.

Mungesa e Kurtit në dorëzimin e detyrës është paralajmëruar nga ky i fundit që mbrëmjen e djeshme përmes një mesazhi video ku ai u shpreh se nuk do të jetë i pranishëm në dorëzimin e detyrës kryeministrit të ri, pasi sipas tij nuk mund të pranojë atë që e ka shkarkuar vetë.

“Qeveria e re është e pavlefshme. Kjo është qeveri koti. Ne jemi qeveria alternative deh do të vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt” – tha ndër të tjera Kurti

Avdullah Hoti u votua dje si Kryeminisër i ri i Kosovës me 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim. Ai është derivat i marrëveshjes së koalicionit mes LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet.

Qeveria e re e Hotit përbëhet nga katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra

Avdullah Hoti u zgjodh dje kryeministër dhe deklaroi se prioritet i qeverisë së tij do të jetë dialogu i udhëhequr nga BE dhe SHBA por territoret nuk preken dhe ai nuk do e lejojë një plan apo projekt për shkëmbim me Serbinë.

Zgjedhja e Hotit Kryeministër u përshëndet menjëherë nga Ambasada e SHBA në Kosovë, BE dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Nga përtej kufirit, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i pyetur nëse është realiste që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë në fund të qershorit, u përgjigj se kjo është e mundur, nëse autoritetet në Prishtinë, heqin kufizimet për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve nga Serbia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 04/06/2020 11:10

    Ç janë more keta emra për kryeminister shek e 21 Abdullah . Turp!

    Përgjigju
  • Ani: 04/06/2020 10:11

    Pyetja e sakte duhej te ishte e do pranoje Sali Berisha te pranoje marreveshjen se Lulin se pjerdh kush.

    Përgjigju
  • Mala: 04/06/2020 09:48

    Ju lutem,largojeni fjalezen si, ne raste te tille.Nuk eshte NN si kryeminister,por Kryeminister.Jo Naimi... si shkrimtar,athdetar,muzikante e te tjera, por Naimi shkrimtar.mos e rendoni gjuhen me mish dhije, qe veshterson bukurshqiptimin e shqipes se delire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja