PRISHTINË, 26 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, shprehet se asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka të drejtën e propozimit për Kryetar të Kuvendit, përveç PDK-së, dhe kjo sipas tij, "vjen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese". "Grupi më i madh parlamentar është ai i PDK-së. Dhe besoj se do të ketë mundësi të përsëritjes disa herë, deri në zgjedhjen e Kryetarit. Por, asnjëherë nuk do ta ketë rastin blloku opozitar", ka thënë Bajrami, cituar sot nga Zëri. "Nëse s'i kemi numrat, do të barten pasojat. Do të dëmtohet demokracia nëse i pari në zgjedhje del humbës pas zgjedhjeve", theksoi Bajrami./m.m/
/Shqiptarja.com












