/ATSH/.- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, uroi sot mësuesit për festën e 7 marsit.
Në urimin e tij, ministri Bajrami shprehet se "sot është një ditë e veçantë për arsimin kombëtar, 7 Marsi - Dita e Mësuesit. Është dita kur ne kujtojmë rrugën e gjatë dhe të vështirë, të cilën e bënë mësuesit tanë për të mbrojtur mësimin në gjuhën shqipe, për të edukuar dhe arsimuar breza të tërë. Arsimi është sfera më e rëndësishme e mbijetesës kombëtare dhe bartë në vete dimensionin e frymëzimit të gjeneratave për dije, dashuri dhe liri".
"Ju mësues të dashur, keni përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e një shoqërie të arsimuar që garanton një shtet të fuqishëm. Vetëm me kontributin tuaj për mësimdhënie cilësore, ne do të mund të përshpejtojmë rrugën drejt të një ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Ju siguroj se do të jemi së bashkë me ju në këtë mision të rëndësishëm", thuhet në urimin e ministrit Buja./Kosovapress/
/Shqiptarja.com