Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 754 raste të reja me koronavirus nga 3,879 testime të kryera. Fatkeqësisht 8 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 146 qytetarë. Sipas raportimeve, 808,328 persona janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,793,236 doza vaksine. Sakaq, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3,900 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 191,408.
Në të gjithë vendin mësohet se janë 23,823 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në Kosovë ka rënë numri i infektimeve ndërsa është rritur numri i viktimave.