Kosovë- Çelet panairi “Blej Shqip”, marrin pjesë 120 kompani

PRISHTINË- Të blejmë produkte shqiptare, si një rrugë drejt fuqizimit ekonomik të kombit tonë, theksoi sot kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në hapjen zyrtare të panairit "Blej shqip", ku marrin pjesë 120 kompani.
Ahmeti tha se "promovimi i prodhimeve vendore, nuk është çështje emocionale, por është koncept i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës".
"Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë minimale, në krahasim me potencialet që kemi. Pengesat e vogla duhet të mënjanohen dhe të kemi një integrim të tregut", tha Ahmeti.
Ndërsa ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, pohoi se "një panair i tillë është një sipërmarrje ndërgjegjësuese për t'i treguar gjithë shqiptarëve, që ne dimë të prodhojmë mirë për veten tonë, por dhe për eksport"./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat