Kosovë/ Certifikohen 180 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë

Kosovë/ Certifikohen 180 ushtarë të rinj të Forcës së Sigurisë

Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten i është bashkuar edhe një gjeneratë e rekrutëve të rinj. 180 pjesëtarë të rinj të kësaj force, nga të cilët 12 femra u rreshtuan në kazermat e ushtrisë në ceremoninë e certifikimit të tyre.

Disa nga pjesëtarët e rinj të Forcës së Sigurisë i thanë Zërit të Amerikës se dëshira e tyre për shërbim ndaj shtetit ishte një nga faktorët e fillimit të karrierës ushtarake.

“Është një e ardhme shumë e ndritur shpresoj dhe besoj që secila gjeneratë që vjen do të kaloj më mirë në shërbim të atdheut dhe i inkurajoj që të vinë vajzat dhe djemtë e të bashkohen me neve”, tha ushtarja Hanife Berisha.

“Institucioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës është institucioni më i besueshëm në Republikën e Kosovës dhe është nder e krenari të shërbejmë në të dhe të përcjellim rrugën e të parëve tanë në mbrojtjen e atdheut tonë”, tha ushtari Naim Muhaxheri.

“Ka bërë një tranzicion mjaft të mirë sa i përket këtyre viteve dhe mendoj se të ardhmen e shoh në anëtarësim në NATO”, tha ushtari Albin Jusufi.

“E kam zgjedhur ushtrinë sepse është një profesion i shenjtë dhe kam dëshirë që t’i shërbej atdheut tim deri në fund të jetës”, tha ushtari Besart Majkovci.

Udhëheqësit e intitucioneve thanë se synimi i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO dhe se me ushtarët e rinj sipas tyre, kjo e ardhme do të jetë e sigurt.

“Si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, jam jashtëzakonisht krenare që po e shoh çdo ditë e më tepër përparimin e FSK-së, të ushtrisë sonë, e cila është jo vetëm garancë e jona, por edhe partnere e përgatitur profesionalisht krahas me aleatët tanë strategjikë në funksion të paqes kudo ku rrezikohet ajo. Sot ndihem veçanërisht krenare, kur shoh që në mesin e 180 rekrutëve janë edhe 12 vajza ushtare sepse shanset e barabarta në kuadër të ushtrisë sonë gjithnjë janë dëshmi e përparimit të Forcës”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, Forcën ku do të shërbeni e ka vendosur ndër prioritetet kryesore të saj. Rritja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në tregon për përkushtimin tonë që kemi për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të vendit tonë. Kjo gjithashtu tregon për përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes, jo vetëm në vend, por dhe në rajon e me gjerë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009. Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës. Kjo forcë aktualisht numëron rreth katër mijë ushtarë aktiv dhe rreth dy mijë e 500 rezervë. Autoritetet thonë se krijimi i ushtrisë do të jetë një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 4 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë