Fraklin Xhelaj, i njohur me nofkën “Bebi” është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Apeli i GJKKO ka marrë sot vendimin për 52-vjeçarin, i cili u ekstradua një ditë më parë nga Franca.
Ndaj 52 vjeçarit banues në Fier, GJKKO kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" me vendimin e datës 19 korrik 2021 pasi dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndës narkotike heroinë mes Greqisë, Shqipërisë, pjeserisht edhe në Maqedoninë e Veriut
Nga hetimet me metoda speciale, ky shtetas dyshohet të jetë përfshirë në tri episode të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale, gjatë vitit 2016, dy prej të cilave kanë mbetur në tentativë. Po kështu policia informoi se gjatë veprimeve të bashkërenduara midis autoriteteve gjyqësore shqiptare dhe atyre greke është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 27 kg heroinë