/ATSH/- Shoqata e Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit në Kosovë (AKK) shpallin të hapur Konkursin për Çmim për shkrimin ose kronikën më të mirë në Gazetari për Transparencë dhe Kundër Korrupsionit - të botuar apo të transmetuar ndërmjet 25 nëntor 2013 deri më 5 nëntor 2014.
Kjo nismë është një mundësi për të vlerësuar publikisht kontributin e gazetarëve, që nëpërmjet shkrimeve të tyre merren me çështjen e korrupsionit dhe ndikojnë në sjellje transparente dhe të ndershme.
Afati për dorëzimin e materialeve është e hënë, 01 dhjetor 2014. Aplikacionet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në zyrën e pranimit në objektin e UNDP-së në Prishtinë.
Materialet do të shqyrtohen nga një panel i përbërë nga gazetarë me përvojë dhe përfaqësues të organizatave vendore. Fituesit do të shpallen në një ceremoni zyrtare, e cila do të mbahet më 9 dhjetor 2014








