Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor dhe dënoi me heqje lirie një person, me akuza të lidhura me terrorizmin, më konkretisht për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.
I dënuari H.S. u dënua me katër vjet e tetë muaj heqje lirie, vetëm gjashtë muaj pasi ishte rikthyer në Kosovë.
Sipas gjykatës, “i akuzuari me datë 23.11.2015, së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë kishte udhëtuar për në qytetin e Stambollit të Turqisë dhe përmes lidhjeve të caktuara kishte depërtuar në Siri, me qëllim që ti bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS”.
Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës thuhet se i dënuari H.S. “është angazhuar si pjesëtar i “ISIS-it”, si administrator në Byronë e ushtarëve të plagosur nën administrimin e “ISIS-it”, është financuar nga “ISIS” me shumën e të hollave prej nga 100 dollarë amerikanë në muaj, duke bashkëpunuar edhe me eprorë dhe luftëtarë të “ISIS-it”, si Lavdrim Muhaxheri etj, e që më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane”, thuhet në komunikatë.
Gjatë dhjetë vjetëve të fundit Kosova është përballur me raste të shumta të radikalizmit dhe disa qindra qytetarë të saj ishin bërë pjesë e organizatave ekstremiste në luftën e Sirisë.
Mbi 70 veta kanë humbur jetën, ndërsa qindra janë kthyer ndër vite nga Siria. Autoritetet në Kosovë besojnë se rreth 90 persona ndodhen ende në Siri, mes tyre pak luftëtarë dhe më shumë gra dhe fëmijë./ VOA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
42.1%
-
Të gabuar
49.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1379
Lajme të tjera
-
Sandër Lleshaj: Gjeni një numër telefoni Albin Kurtit
31 Maj, 16:53
-
Përse kaq shumë autogola Kosovë?
31 Maj, 15:55
-
Sulmohen sërish mediat në veri, momenti kur një prej gazetarëve të Kosovës goditet fizikisht (VIDEO)
31 Maj, 15:40
-
Tensionet në Kosovë, deputeti i VV për Report TV: Nëse nuk do ndërhynim, krijohej ideja se Vuçiç dhe banditët e tij kontrollojnë veriun e vendit
31 Maj, 14:17
-
Tha se Kosova është zemra e Serbisë, Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon procedura disiplinore kundër Gjokoviçit
31 Maj, 13:53
-
Tensionet në Kosovë, 'kryeçështje' në Bratislavë, Rama: Ushtria serbe në kufi zero fuqi, politikë e brendshme! Kurti: Republikën s'ia dorëzojmë fashistëve
31 Maj, 11:25
-
Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe
31 Maj, 10:22
-
Shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanalogjike, qeveria merr sot vendimin! 12 antropologë të Kosovës ‘notë proteste’: Shkakton dëm të pariparueshëm
31 Maj, 10:22
-
Frrok Çupi: Kosova si Saliu
31 Maj, 09:26
-
Tensionohet sërish situata në veri, goditet makina e policisë së Kosovës në Zveçan! Kreu i Listës Serbe tenton negociatë, KFOR: Ju s'mbani premtimet
31 Maj, 07:24
-
Tensionet në veri të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes: Policia bëri punën, kryetarët e rinj do fillonin detyrën, s’është provokim! S’cenohen raportet me SHBA
30 Maj, 21:09
-
Kreshnik Spahiu: Largojeni Albin Kurtin pa i vënë flakën Kosovës
30 Maj, 19:43