Kosovë/ Dhjetë të lënduar nga zjarri në një pallat në Ferizaj (VIDEO)

Kosovë/ Dhjetë të lënduar nga zjarri në një pallat në Ferizaj (VIDEO)

Dhjetë persona janë lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një ndërtesë kolektive në Ferizaj, në orët e vona të 11 shkurtit 2024.

Sipas policisë së Kosovës, nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe një zjarrfikës, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Autoritetet thanë se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.

Policia tha se ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, përderisa shtoi se me të marrë informacionin për shpërthimin e zjarrit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë e zjarrfikësve, njësitë policore dhe ato emergjente, informon REL.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve