Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe institucioneve të nivelit qendror dhe lokal në Prishtinë do të diskutojnë praktikat më të mira të pjesëmarrjes së publikut që përdoren në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe do të promovojnë aplikimin e tyre në mbarë Kosovën.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, bën hapjen e kësaj ngjarje.
Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me moton "Demokracia është liri pjesëmarrjeje dhe përgjegjësi", duke nisur me hapjen e dyerve nga ora 10:00 për qytetarët që dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të takojnë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur./ATSH/