/ATSH/.- Në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë është në axhendë raportimi i Drejtorit të Agjencisë, Agron Selimaj.
Në 2 shkurt është njoftuar se Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është emëruar Agron Selimaj, e më parë, në 16 janar, njoftohej se, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa kishin pranuar dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakajt.
Sot në Kuvendin e Kosovës zhvillojnë mbledhje edhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
/Shqiptarja.com