/ATSH/.- Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zyrtarë të FSK-së kanë dhuruar sot gjak në mënyrë vullnetare, duke iu përgjigjur kërkesës së Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.
Drejtori i Departamentit të Mjekësisë në FSK, Xhevdet Tahiraj, tha se "ky aksion vullnetar i dhurimit të gjakut në kuadër të FSK-së është organizuar me kërkesë të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Në bashkëpunim me këtë qendër ne e kemi organizuar këtë aksion. FSK aksionin e rregullt të gjakut e ka aksion vjetor të dhurimit të gjakut dhe zakonisht në këtë aksion e organizojmë në muajin korrik për çdo vit, por meqenëse ka qenë kërkesa e Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut ne i jemi përgjigjur kësaj kërkese dhe nga sot, komplet javën, për 5 ditë nëpër të gjitha kazermat e FSK-së ky aksion do të realizohet".
Tahiraj shtoi se aksioni ka filluar në orën 9:00 të mëngjesit dhe deri në mesditë aksionit i janë përgjigjur rreth 60 pjesëtarë.
Hysen Berisha, oficer për strategji në Ministrinë e Mbrojtjes, u shpreh se ndër detyrat dhe përgjegjësitë e shumta, ushtria e ka edhe atë të humanitetit.
Ndërsa pjesëtarja tjetër e FSK-së në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Shemsije Islami, tha se është hera e tetë që dhuron gjak dhe se e ndjen detyrim që të shpëtojë jetën.
"E përkrah dhurimin vullnetar të gjakut, është hera e 8 që dhuroj gjak, kështu që e ndjej detyrim ndaj vetes që të dhuroj gjak, të shpëtoj një jetë", është shprehur Islami.
FSK është dhuruese e gjakut vullnetar për çdo vit, aksion i cili organizohet gjatë muajit korrik në vendin tonë.
Dita e sotme e dhurimit të gjakut është bërë krahas asaj të korrikut, pasi që ka qenë kërkesë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut./KosovaPress/
/Shqiptarja.com