Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Ushtarët italianë në mbështetje të KFOR-it

Sot trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan ardhjen e tyre në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e tyre në Kosovë.

Në një komunikatë për media të KFOR-it thuhet se vendosja e trupave italiane në Kosovë është e përkohshme.

“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari” do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe periudhën e zgjedhjeve”.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in./ KosovaPress

    K.M/r.k./Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

      A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



    ×

    Lajmi i fundit

    Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1

    Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1