Kosovë/ Fushatë sensibilizuese ‘Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve’

Drejtori i Departamentit të Operacioneve nga Policia e Kosovës, Rashit Qalaj
PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.-"Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve", është fushata ndërgjegjësuese për respektimin e rregullave në qarkullimit me qëllim parandalimin e aksidenteve, e lançuar të premten nga Policia e Kosovës, Misioni i OSBE-së dhe Forumi për Iniciativë Qytetare, në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Fushata në Kosovë u referohet kryesisht bashkëatdhetarëve, të cilëve në mirëpritjen në pushimet e verës u shpërndahen edhe fletushka me karakter informues për lëvizjet në akset rrugore.
"Kjo fushatë ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me rregullat e qarkullimit rrugor, ruajtjen dhe shpëtimin e jetës, duke parandaluar aksidentet", tha drejtori i Departamentit të Operacioneve nga Policia e Kosovës, Rashit Qalaj.
Gjatë sezonit veror, të zhvillimit të fushatës, fletushkat do të shpërndahen nëpër të gjitha pikëkalimet kufitare të Kosovës./a.gjonaj/./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G