Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'

Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'

Albin Kurti

Kosovë-Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 20 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak se një prej kandidateve për deputete nga radhët e tyre e krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin.

Partia në pushtet është dënuar me 3 mijë euro gjobë për shkak të gjuhës denigruese që ka përdorur kryetari i saj Albin Kurti në disa prej tubimeve të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ankesa për gjuhën e përdorur nga kryeministri përkundrejt kundërshtarëve politikë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Pranohet pjesërisht e bazuar ankesa e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, Anr.30/2025 e datës 14.01.2025, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3,000.00 (tremijë) euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në ankesën e LDK-së dorëzuar në PZAP, janë prezantuar tri video të Kurtit ku dëgjohet ky i fundit duke përdorur gjuhë të papërshtatshme ndaj dy partive opozitare LDK dhe PDK, të cilave u referohet si “LËDËKYHI dhe PËDËKYHI”.

Parashtruesi i ankesës i citon thëniet ne vazhdim: Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mu (flet për veten Kurti) mi përngjan asaj mizës (krahasim fyes, bullizues, nxitës e provokuese) që thoshte kudo që po shkoj po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të çuditshme dhe të pakontrolluara të fytyrës).

Tutje parashtruesi i ankesës thekson se pra, “kur ata thonë që populli po i pëlqen ata është si ajo miza që lëvdohej që njerëzit po e presin me duartrokitje e ju e dini shumë mirë që me ato duar që duartrokasin çfarë janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize (aludon në një krahasim të rëndë që tejkalon metaforën e kthehet në gjuhë provokuese të urrejtjes ndaj tjetrit-në këtë rast ndaj udhëheqësit të LDK-së).”

Sipas këtij vendimi LDK, ka 15 ditë kohë për të paguar gjobën e marrë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 16/01/2025 15:59

    Bravo, Kosova, duhet te marre shembull Shqiperia se ka gjoba qesharake ne Kod Zgjedhor ndaj partive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)