PRISHTINE - Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ku theksoi se Shqipëria do të vijojë të ofrojë asistencë dhe ekspertizë për vendin fqinj në proceset e saj integruese. Në fjalën e saj ministrja Gjosha shtoi se asistenca e Shqipërisë për Kosovën nuk do të jetë vetëm në sferën e legjislacionit, por në të gjitha hallkat e procesit të cilat tashmë i ka ezauruar dhe që Kosovës i duhet të përmbyllë.
“Thellimi i bashkëpunimit për procesin e integrimit ka një rëndësi të madhe për ne aq më tepër kur bëhet fjalë për Kosovën me të cilën kemi një lidhje të veçantë. Procesi i integrimit është një prioritet madhor kombëtar, dhe përshpejtimi i tij është së pari një detyrim që ne kemi ndaj qytetarëve tanë. Çdo hap që shënon progres në këtë drejtim ofron më shumë siguri për ta, për të ardhmen e tyre. Vullneti i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për të bërë maksimumin në këtë udhëtim, duhet nxitur më tej”, u shpreh Ministrja e Integrimit Evropian.
Nga ana e tij Kryeministri Thaçi, shprehu vlerësimet në lidhje me marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Kosovës “Për krijimin e Komisionit Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së në Gjuhën Shqipe, si dhe bashkëpunimit në sferën përafrimit të legjislacionit”. Gjithashtu kryeministri shprehu falënderimet për legjislacionin e përkthyer që Shqipëria i dhuroi Kosovës duke e cilësuar një ndihmë shumë të vyer.
“Legjislacioni i Shqipërisë të cilin ju na dorëzuat sot është një ndihmë e madhe për ne, pasi na shkurton kohë për procesin e integrimit. Edhe marrëveshja gjithashtu ka një rëndësi të veçantë. Axhenda e përbashkët e integrimit është tepër e rëndësishme për dy shtetet tona. Kosova dhe Shqipëria do të jenë bashkë dhe do të punojnë paralel për të avancuar sa më shumë në proceset integruese”, u shpreh kryeministri Thaçi, gjatë takimit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com