Kosovë- Gjykata Kushtetuese pro themelimit të Gjykatës Speciale

ATSH/.- Gjykata Kushtetuese e Kosovës pranoi sot kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës.
Sipas gazetës "Express",në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës theksohet se Gjykata, në mbështetje të nenit 113.9 dhe të nenit 144.3 te Kushtetutës, në mbështetje të nenit 20 të Ligjit dhe në mbështetje të rregullit 56 (1) të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në seancën e mbajtur më 14 prill 2015, njëzëri vendosi të deklarojë të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit, të dorëzuar më 9 mars 2015, me Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; të konfirmojë që Amendamenti nr. 24 nuk pakëson të drejtat dhe Liritë e njeriut, të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës, si dhe në Kapitullin III të Kushtetutës dhe me shkronjën e me frymën e saj, siç është përcaktuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës; t'ua bëjë të ditur këtë akt palëve dhe ta publikojë atë në Gazetën Zyrtare dhe ky akt hyn në fuqi menjëherë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës u ratifikua Marrëveshja Kosovë-BE, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit EULEX deri në qershor të vitit 2016.
Me një shumicë votash Parlamenti i Kosovës ratifikoi të mërkurën me datën 23.04 2014 marrëveshjen Kosovë-Bashkim Evropian, e cila mundëson themelimin e Gjykatës Speciale të Kosovës dhe vazhdimin e mandatit të ristrukturuar të misionit të EULEX deri në qershor të vitit 2016. Për këtë të fundit do të duhet amandamenitimi i një sërë ligjesh të Kuvendit të Kosovës. 89 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, ndërsa 22 votuan kundër./k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti