PRISHTINË, 24 Shkurt/ATSH/.- Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot një delegacion të BERZH-it, të kryesuar nga drejtoresha e Transportit, Sue Barrett, në një takim ku u diskutua edhe nevoja e shqyrtimit të efekteve ekonomike për ndërtimin e linjës hekurudhore me Shqipërinë.
Ministri Hoti kërkoi nga BERZH-i që të ofrojë mbështetje me ekspertë të transportit për të gjetur mundësi të financimit në këtë sektor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.
Barrett shprehu përkrahjen e BERZH-it për realizimin e prioriteteve të qeverisë, thekon njoftimi i ministrisë kosovare.
Barrett shprehu gatishmërinë e BERZH-it për të investuar në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, duke theksuar rëndësinë e madhe për Kosovën dhe rajonin. Znj. Barrett gjithashtu shprehu përkrahjen e BERZH-it për realizimin e prioriteteve të qeverisë./b.j//a.ke/








