Kosovë - Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë një ditë më parë në Kosovë, ku Astrit Isufi vrau me armë zjarri dy vëllezërit e gruas.
Sipas mediave në Kosovë autori rezulton i dënuar nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje. Në dosjen e Gjykatës së Prishtinës, rezulton se autori më 30 mars të këtij viti , rreth orës 15:00, por edhe më herët kishte rrahur gruan e tij, madje e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’i vriste familjen.
“Ti nuk guxon me u nda prej meje, se kam me ta vra familjen, kam me t’i faruar krejt”,citohet ti ketë thënë ai.
Po ashtu Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit, i la dënimin me 3 muaj burg dhe e gjobiti me 300 euro.
Autori tanimë i arrestuar vrau me armë Driton dhe Naim Morina para shtëpisë së tyre në fshatin Gullbovc të Malishevës. Sherri që përfundoi në tragjedi duket ka nisur pas një konfrontimi verbal që ai ka pasur me viktimat.
Isufi kishte shkuar të merrte gruan e tij e cila ishte për ngushëllime në shtëpinë e vëllezërve, pas vdekjes së babait të saj.
Komente








